Image22 Tet 2026

ADING TSCI ME FAQE TË RE TË RIDIZAJNUAR

Ueb-faqja jonë e ridizajnuar, e dedikuar teknologjive dhe zgjidhjeve për industrinë e çimentos, është tashmë funksionale:  https://adingtsci.com/

Në këtë faqe prezantohen formulimet dhe teknologjitë tona në fushën e aditivëve për bluarje, rezultatet e arritura dhe përvojat nga bashkëpunimi me prodhuesit e çimentos. 

Çfarë do të gjeni në këtë faqe:

Metoda për rritjen e kapacitetit të mullinjve dhe uljen e konsumit të energjisë.
Të dhëna për përmirësimin e rezistencave mekanike në fazat e hershme dhe përfundimtare. (në përputje me EN standardet)
Një proces të strukturuar në 5 hapa për realizimin e provave laboratorike dhe industriale.
Qasje të drejtpërdrejtë në pyetësorët teknikë për hartimin e formulimeve të përshtatura sipas nevojave konkrete.

Vizitoni faqen dhe kërkoni konsultim nga ekipet tona për realizimin e një prove industriale.