Suksesi i një kompanie shihet jo vetëm në rezultatet por edhe në atë që ajo e bën për komunitetin dhe mjedisin në të cilin vepron.
Përgjegjësia shoqërore dhe kujdesi për të mirën e përgjithshme nuk është vetëm obligim, por paraqet edhe kënaqësi për kompaninë “ADING”. Kjo është pjesë e aktiviteteve të përditshme dhe të planeve zhvillimore të kompanisë. Prodhimet të cilat i distribuojmë janë me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme, ndërsa vazhdimisht përsosen dhe avancohen me qëllim të kënaqjes së nevojave dhe të kërkesave të klientëve tanë. 
Të gjitha objektet tona janë të projektuara dhe të ndërtuara në mënyrë në të cilën sigurohet mbrojtja e ambientit, ndërsa masat për mbrojtje gjatë punës respektohen në kuadër të tërë kompanisë.

“ADING”ka fituar shumë shpërblime dhe mirënjohje në sferën e ekologjisë – midis të cilave: shpërblimi për kompani më ekologjike, firmë me aplikim të ISO 14001 dhe kontribut për ruajtje të ambientit jetësor në vitin 2010 dhe shpërblimi për oborr më mirë të rregulluar të një objekti afarist në Shkup në vitin 2013.

slika-dvor slika-dvor-2

Në “ADING” e përkrahim zhvillimin e kuadrove të reja. Kemi vendosur bashkëpunim të suksesshëm me disa institucione të arsimit të lartë me intencë që ajo në të ardhmen të zgjerohet: Fakulteti i ndërtimtarisë, Fakulteti i Arkitekturës dhe Fakulteti Teknologjik-metalurgjik pranë Universitetit “Qiril e Metodi”. 

Kompania jonë është e përfshirë edhe në përkrahje të projekteve dhe të iniciativave të cilat kontribuojnë për zhvillimin e sportit (përkrahje të maratonës së Shkupit), përmirësimi i sigurisë në komunikacionin (si pjesë e projektit “100 kalime këmbësorësh për siguri të 10.000 nxënës“), donacione të shumta për ndihmë të ndërtimit të objekteve të kishave dhe të manastireve, si dhe përkrahje të eventeve më të rëndësishme nga sfera e ndërtimtarisë dhe arkitekturës në vend (Shpërblimi i madh vjetor për arkitekturë).


 

Shpërblimi për “Sjellje e përgjegjshme ndaj të punësuarve për vitin 2009”, flet për kujdesin dhe përgjegjësinë e kompanisë ndaj të punësuarve tanë. Në mënyrë të vazhdueshme i përmirësojmë kushtet dhe pajisjen për punë, promovojmë talente dhe aftësitë të tyre, investojmë në trajnime dhe përsosje të diturive të tyre, kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Gjithashtu, promovohet mirëbesimi midis të punësuarve, nuk ka diskriminim gjinor, racor, për nga ana e moshës, social ose për nga ana e handikapit, respektohet rregullativa ligjore në të gjitha segmentet e punës. 
Kontributi në përmirësimin e cilësisë së jetës të komunitetit tonë ka qenë dhe do të mbetet një nga qëllimet tona më të rëndësishme dhe drejtim në të cilin do të vazhdojmë të veprojmë edhe më tutje.