Rezyme për kompaninë

ADING është kompania udhëheqëse në Evropën Juglindore për prodhim dhe plasman të materialeve kimike për ndërtimtari, e cila është formuar më 30.05.1969. Kompania është e organizuar si shoqatë aksionistësh me shumë themelore kapitale prej 3.857.636 €. Shuma themelore kapitale është e përbërë prej krejtësisht 386.400 aksione të thjeshta me vlerë nominale të një aksioni prej 9983 €. Aksionet e ADING-ut tregtohen në tregun jozyrtar të shoqatave në pronë publik në Bursën Maqedonase të letrave me vlerë afatgjate. Tregtimet e para me aksionet e ADING AD, Shkup, janë të regjistruara në datën 27.12.1997. Zyra qendrore e kompanisë amë dhe reparti më I madh për prodhimtari gjenden në Shkup, R. e Maqedonisë, kurse me përfaqësuesit dhe shpërndarësit e vetë është prezent në më tepër se 13 tregje në regjionin e Evropës Juglindore, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Kjo kompani ka repartet e veta të prodhimtarisë edhe në R. e Bullgarisë dhe R. e Iranit, derisa firma të cilat janë përfaqësues të saj ka në R. e Serbisë, R. e Kazakistanit dhe në R. e Greqisë.

Image

Programi i prodhimtarisë është i përbërë prej më tepër se 100 prodhime që ofrojnë zgjidhje për problemet më specifike të cilat I has ndërtimtaria moderne. Gati se 60 % e prodhimtarisë së kësaj kompanie sot plasohen në tregjet e jashtme, ashtu që prej kësaj paraqiten shumë objekte në të cilat janë përdorë prodhimet dhe teknologjia e ADING-ut.

Kjo kompani është njëra ndër kompanitë e para me certifikatën ISO 9001-2000 në R. e Maqedonisë dhe udhëheqësia e kompanisë e ka marrë si detyrë profesionale të përmirësojë kualitetin e prodhimeve dhe shërbimeve, të kujdeset për klientët dhe të punësuarit.

Ajo që kjo kompani ka certifikatën ISO 14001:2004 tregon kujdesin dhe politikën aktive të ADING-ut ndaj mjedisit jetësor dhe vëmendjen që duhet kushtuar atij. Mu disa prej këtyre kualiteteve shumë herë janë të njohura nga shoqëria në të cilën punojmë dhe të cilat e vërtetojnë pozitën tonë si kompani që është e përgjegjshme për shoqërinë.

Tërë grupacioni ADING, sot ka më se 150 të punësuar, prej të cilëve rreth 90 të punësuar janë në kompaninë kryesore, e të tjerët në kompanitë anëtare të grupacionit në R. e Maqedonisë dhe në botë. ADING është kompani inxhiniere me më se 40% inxhinierë të ndërtimtarisë, arkitektë, inxhinierë kimik, teknologë dhe profile të tjera me ekspertizë të lartë të cilët punojnë në disa sektorë: Prodhimtari, Përdorim dhe plasman teknik, Hulumtim dhe zhvillim, Kontroll i kualitetit ej.

Me investim të vazhdueshëm në të punësuarit dhe dijeninë e tyre, jemi zhvilluar në një kompani e cila përveç kualitetit dhe performancës së prodhimeve, klientët e njohin edhe për teknologjitë dhe dijeni të cilën e kanë kuadrot e inxhinierëve. Këto janë përparësitë dhe kualitetet kryesore konkurrente të ADING-ut. Inxhinierët e ADING-ut janë gjithmonë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje teknike, teknologji dhe prodhim kudo dhe në çfarëdo kohe, në afat prej 48 orësh. Vizioni i ADING-ut ka qenë dhe akoma është që të jenë një hap para tjerëve dhe para asaj që pritet, duke i thyer stereotipet dhe praktikat e zakonshme. Në të vërtetë, parulla dhe synimi të jetë 'përbërës i çdo ndërtese' e tregon drejtimin e zhvillimit të kompanisë sonë, e tregon qëndrimin tonë ndaj ndërtimtarisë dhe nevojën për sfida të reja.
Kjo kompani ka në pronë të saj të plotë e të pjesshme edhe këto firma:

Image

NË MAQEDONI:
• BIZNIS CENTAR ADING Shkup,
• INVEST A Shkup,
• BIRO PROEKT Shkup,
• LA - Hemija Shkup,
JASHTË SHTETIT:
• ADING Beograd, Serbi,
• ADING Bullgari,
• ADING Almaty - Kazakhstan,
• ADING Hellas, Selanik, Greqi,
• ADING Shimi Pars

• Kjo kompani është e paramenduar dhe e përgatitur për të kryer punën me kualitet të lartë me mundësi për zmadhim të vëllimit të momentit të prodhimtarisë dhe shitjes.
• Parulla e marketingut e kësaj kompanie është për çdo klient në Maqedoni, Evropë Juglindore, Rusi, Lindje të Mesme dhe Azi Qendrore me kohë të sigurojë prodhime kualitative kimike të nevojshme për ndërtimtarinë, ndihmë superiore teknike dhe profesionale, me siguri dhe konkurrencë më të madhe sesa cilado kompani e ngjashme në këtë pjesë të botës.