Image14 Gus 2013

Inxhinier nga Ading – i shpërblyer me mirënjohjen „Unaza inxhinierike“

Tradicionalisht, për herë të dhjetë, presidenti i Republikës së Maqedonisë – Gjorgje Ivanov, do t'ua ndajë mirënjohjen „Unaza inxhinierike 2013“ inxhinierëve më të mirë të diplomuar nga fakultetet inxhinierike.

Nder dhe krenari të veçantë për Ading është fakti që ndërmjet të shpërblyerve është edhe inxhinieri ynë për hulumtime laboratorike – Jançev Dime, inxhinier i diplomuar në Fakultetin e teknologjisë dhe metalurgjisë në Shkup.

„Unaza“ është mirënjohje për punën e kryer të studentëve, për njohurinë dhe aftësitë e fituara – inxhinieri i shpërblyer gjithherë është konstruktiv, inovativ, domethënë ai që ofron zgjidhje. Inxhinierët janë fuqia themelore motorike edhe në kompaninë tonë. Ne përherë investojmë në përmirësimin e njohurisë dhe përvojës së të punësuarve tonë – me një qëllim të përbashkët – për formimin e kuadrit kualitativ i cili do të jetë lider i tregut tonë.