Image16 Sht 2016

Sanim i konstruksioneve me beton me armaturë

Autor: Bojan Damçevski, inxh. i dipl, i ndërt.

Në kohën e fundit, gjithnjë e më tepër janë të pranishëm problemet e sanimit të elementeve dhe konstruksioneve të betonit dhe të betonit me armaturë, të cilat për çfarë do qoftë shkaku janë dëmtuar gjatë shfrytëzimit të objektit ose gjatë vetë ndërtimit.
Zgjidhjet teknike për sanim të problemeve te konstruksionet e kushtëzojnë edhe prodhimtarinë e materialeve speciale të cilat e gjejnë përdorimin përkatës. Si do qoftë, mirëmbajtja e drejtë e konstruksioneve të betonit janë kushti për vazhdimin e jetëgjatësisë së tyre.

 

Prandaj riparimet, sanimet dhe llojet e tjera të mbrojtjes së konstruksioneve të betonit duhet ti bëjnë njerëz të trajnuar në mënyrë speciale, kompetentë për çdo fazë gjatë procesit, si dhe të përdoret material i dedikuar në mënyrë speciale për këto nevoja.
Për tu lehtësuar dhe për tu orientuar në mënyrë të drejtë puna aplikohet standard i ri evropian EN 1504, i cili paraqet kulminacion i punës 15-vjeçare, konsultime, takime të personave profesionist nga të gjitha lëmenjtë e sanimit të konstruksioneve të betonit.
Sanimi dhe mbrojtja e konstruksioneve të betonit kërkon vlerësim dhe dizajn relativisht të ndërlikuar. Me aplikimin dhe definimin e parimeve kyçe për mbrojtje dhe sanim, standardi evropian EN 1504 ju ndihmon pronarëve dhe ndërtuesve profesional që tërësisht ti kuptojnë problemet dhe zgjidhjet gjatë fazave të ndryshme të procesit. Standardi evropian EN 1504 i përfshin prodhimet dhe sistemet për sanim dhe mbrojtje të konstruksioneve të betonit, ndërsa është i dedikuar për të gjithë ata që janë të përfshirë në punën: investitorët, mbikëqyrësit, prodhuesit e materialeve ndërtimore e kështu me radhë.

Standardi evropian EN 1504 është implementuar nga të 30 anëtarët e CEN, nga 1 janari i vitit 2009. Në pjesën më të madhe të këtyre vendeve, standardi evropian ka status të standardit kombëtar, ndërsa në një pjesë të vogël të vendeve të tjera, ky standard ende është në fazën e implementimit. EN 1504 përbëhet nga 10 pjesë, çdo njëri i përfshirë me dokument të veçantë. Qëllimi kryesor i standardit është gjetje e mënyrës së drejtë për optimizimin e procesit të sanimit …

EN 1504 – 1 – Termine dhe definicione në kuadër të standardit

- Në pjesën e parë të standardit, kryesisht janë të definuara terminët më të rëndësishme që shfrytëzohen te sanimet, mirëmbajtja, mbrojtja dhe përforcimi i konstruksioneve të betonit.

EN 1504 – 2 – Specifikime për prodhime të dedikuara për mbrojtje të sipërfaqeve / sistemeve të betonit

- Kjo pjesë e standardit i përfshin mbrojtjet vijuese sipërfaqësore:

Impregnim hidrofobik(trajtim i betonit që ai të fitojë sipërfaqe që largon ujin, mbyllje të poreve dhe të kapilareve brenda në betonin, të mos formohet film në sipërfaqen e betonit, pak ose aspak të mos ndodh ndryshimi i dukjes së betonit).

Impregnim (trajtim për zvogëlim të porozitetit dhe përforcim i sipërfaqes së betonit, mbushje e pjesshme ose e tërësishme e poreve dhe të kapilareve në betonin, materiale të lejuara ndërlidhëse mund të jenë polimerët organik. Ky trajtim e sjell formimin e filmit me ndërprerje, të hollë në sipërfaqen e betonit).

Veshje(ky trajtim formon shtresë së vazhdueshme/të pa ndërprerë në sipërfaqen e betonit, me trashësi maksimale deri 5 mm. Si mjete lidhëse mund të përdoren, për shembull polimerë organik me çimento që përdoren si filtër ose çimento hidraulike të modifikuar me disperzion polimerik).

EN 1504 – 3 – Specifikime për sanim konstruktiv dhe jo-konstruktiv

- Standardi i specifikon kërkesat për identifikim, performansat (përfshirë edhe jetëgjatësinë e materialit) dhe sigurinë e prodhimeve dhe sistemeve që të njëjtat të shfrytëzohen për sanim konstruktues dhe jo-konstruktues të konstruksioneve të betonit. Kjo pjesë përfshin suvaja dhe betone për riparim, që mund të shfrytëzohen edhe në kombinim me materiale dhe sisteme të tjera, zëvendësim ose sanim të betoneve të dëmtuara të armaturës, me qëllim që të vazhdohet jetëgjatësia e konstruksionit.

EN 1504 – 4 – Specifikime për lidhje të konstruksioneve

- Pjesa e katërt e standardit i definon kërkesat për prodhimet për të mund të përdoren si lidhje të konstruksionit të betonit me beton, ose si lidhje të materialit tjetër me konstruksionin ekzistues të betonit. Kjo pjesë i përfshin:

lidhje e pllakave të çelikut për sipërfaqen e konstruksionit të betonit.</>

Lidhje e dy elementeve të përforcuara të betonit (p.sh. dy bartësve të sforcuar të betonit me armaturë).</>

Derdhje e betonit të freskët mbi betonin të forcuar, me formimin e lidhjes adezive nyjore me konstruksionin ekzistues të betonit.

EN 1504 – 5 – Injektim në beton

- Pjesa e pestë e standardit i definon kërkesat dhe kriteret për shfrytëzimin e materialeve për injektim në konstruksionet e betonit. Qëllimi i injektimit në thelb është përforcim i konstruksionit të betonit, mos-lejim i depërtimit të materialeve agresive në betonin dhe rritje e mos-depërtueshmërisë ndaj ujit. Në këtë grup hyjnë materialet në bazë epokside, poliuretane, të çimentos dhe akrilike.

EN 1504 – 6 – Ankorim i shkopinjve të armaturës

- Kjo pjesë e standardit i definon kërkesat për specifikim, performansat dhe sigurinë e prodhimeve që duhet të përdoren si ankorë, e kanë për qëllim ta përforcojnë konstruksionin. Gjithashtu , aty janë përfshirë edhe ato aplikacione në pjesën e katërt të standardit, dhe kanë të bëjnë me përforcimet e konstruksionit.

EN 1504 – 7 – Mbrojtje anti-korrozive e armaturës

- Pjesa gjashtë e standardit evropian i definon kërkesat për identifikim dhe karakteristikat e materialeve ose të sistemeve që e bëjnë mbrojtjen e armaturës në konstruksionet e betonit. Janë definuar dy lloje, lyerje aktive për armaturën dhe lyrje mbrojtëse. Lyerjet aktive janë ato që përmbajnë portland çimento, përkatësisht e rrisin alkalitetin në konstruksionet e betonit. Lyerjet mbrojtëse, ndërkaq, bëjnë mbrojtje të armaturës në kontakt me ujin, ndërsa si më të përfaqësuar janë polimerët.

EN 1504 – 8 – Kontroll i cilësisë dhe vlerësim i unifikimit të prodhuesit

- Kjo pjesë e standardit është i dedikuar në mënyrë speciale për prodhuesin e materialeve dhe për institutin e certifikimit, i ashtuquajturi “Trup i autorizuar”. Këtu definohen procedurat për kontroll të cilësisë, vlerësimi për unifikimin, “SE” shënjimin dhe etiketimin e prodhimeve.

EN 1504 – 9 – Definimi i parimeve të përgjithshme për përdorim të sistemeve dhe sistemeve për sanim të konstruksioneve të betonit dhe të betonit me armaturë

- Kjo pjesë e standardit evropian i definon parimet themelore të cilat do të shfrytëzohen, ndaras ose në kombinim, ndërsa qëllimi është mbrojtje ose riparim i konstruksioneve të betonit, qoftë të jenë në ose mbi nivelin e tokës ose të ujit. Sanimi i ndonjë objekti do të jetë i suksesshëm nëse në mënyrë të drejtë gjendja dhe shkaku për dëmtimet, ndërsa të gjitha fazat e ardhshme do të varen pikërisht nga këto çështje. Pjesa nëntë e standardit në mënyrë të jashtëzakonshme e thekson rëndësinë e këtyre çështjeve dhe procedurën e ndan në disa faza kyçe:

- Vlerësimi i gjendjes në të cilën gjendet objekti
- Përcaktimi i shkakut për keqësimin e gjendjes së konstruksionit
- Përcaktimi i qëllimeve të mbrojtjes dhe sanimit, bashkë me pronarët e konstruksionit
- Zgjedhje e parimit/meve përkatës për mbrojtje dhe sanim
- Zgjedhje e metodave
- Definimi i karakteristikave të prodhimeve dhe të sistemeve
- Specifikim i kërkesave për mbajtje të mbrojtjeve dhe sanimeve të ardhshme

- Në këtë pjesë të standardit janë formuar 11 grupe të parimeve dhe metodave të mbrojtjes, varësisht nga ajo nëse dëmtimet janë në betoni ose në armaturën në konstruksionin:

- Mbrojtje nga depërtimi
- Mbrojtje nga lagështia
- Riparim i betonit
- Përforcim i konstruksionit
- Rezistencë fizike
- Rezistencë kimike
- Ruajtje ose kthyerje e pasivitetit
- Rritje e rezistencës
- Kontroll katode
- Mbrojtje katode

Kontroll i sipërfaqeve anode

EN 1504 – 10 – Vend për aplikimin e prodhimeve dhe kontroll të cilësisë së punës

- Kjo pjesë e standardit përmban kërkesa për kushtet e fondamentit, para dhe pas aplikimit të materialeve, përfshirë edhe stabilitetin e konstruksionit, vënien në depo, përgatitje ose aplikim të prodhimeve dhe sistemeve për mbrojtje dhe sanim të konstruksioneve të betonit, përfshirë edhe kontroll të cilësisë, mirëmbajtje, mbrojtje e shëndetit, sigurinë dhe mbrojtje të ambientit.

Më në detaje rreth llojit të agresioneve, mënyrën e sanimit, zgjedhjen e materialit, dhe e tërë kjo në pajtim me EN 1504, do të përshkruhet në broshurën e re e cila planifikohet të botohet në shtator, gjatë mbajtjes së kongresit të DGKM, në Ohër.